Java e 11 e Superligës/ I pret Erzeni, trajneri i Kastriotit: Janë kundërshtarët më të fortë të momentit

1 Nëntor 2022, 16:48| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 18:54

  • Share

Superliga rikthehet të mërkurën me javën e 11 të kampionatit që vë përballë fillimisht Kastriotin dhe debutuesit e Erzenit, që deri më tani kanë bërë një sezon të shkëlqyer.

“Është kundërshtari më në formë i momentiut. Ka treguar se nuk është thjeshtë një kalimtarë në Superligë, por ka bërë shumë mirë. Gjithë këto rezultate që ka marrë nuk janë rastësore,”-u shpreh Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Erzeni i vendit të tretë do të presë Kastriotin që renditet i gjashti në orën 13:00, ndërsa po në të njëjtën orë luhet edhe Bylis-Teuta. Për durrsakët është një situatë kritke, pasi renditet të fundit me 7 pikë dhe një hap fals do ti zhyste në krizë të thellë.

Tre sfidat e tjera të javës së 11 Tirana-Egnatia, Kukësi-Vllaznia dhe Laçi-Partizani do të luhen të enjten po në orën 13:00.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?