Superliga është rikthyer të enjten pas ndërprerjes disa ditore si pasojë e tragjedisë së ndodhur në 11 nëntor gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani ku humbi jetën kapiteni i rrogozhinasve Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushë.
Në Rrogozhinë ka rinisur sfida Egnatia-Partizani e cila u ndërpre në minutën e 24 pas tragjedisë së ndodhur në fushë. Do të luhet pjesa e mbetur e ndeshjes ndërsa rezultati i skuadrave ishte 1-1.
Para nisjes së sfidës, janë mbajtur homazhe për Dwamena-n. Skuadra e Egnatias i ka dedikuar edhe këngë të titulluar “Kapiteni ynë legjendar”.