Ka rezultuar një përballje me pak emocione sfida mes Partizanit dhe Teutës edhe pse të dy skuadrat kërkonin 3 pikët për objektiva të ndryshme. Në fund 90 minutat u mbyllën 0-0, ndërsa në barazim, por me shifrat 1-1, përfundoi Elbasani-Dinamo. Verdheblutë dështuan ti afrohen Partizanit të vendit të 4, ndërsa Dinamo vijon të shohë nga larg kreun. Sfida tjetër e së dielës, që ngjante me një derbi mbijetese, mes Bylis dhe Laçit përfundoi 0-0.
Befasia më e madhe e javës së 30 ishte fitorja 1-2 që Skënderbeu i vendit të fundit arriti në Shkodër.
“Kemi tani edhe 6 finale të tjera dhe ne do luftojmë deri në fund, por kjo ishte fitore e madhe. Të marrësh 3 pikë kundër Vllaznisë në transfertë, që është një nga 3 ekipet më të mira, nuk është pak,”-u shpreh Ernest Gjoka, trajner i Skënderbeut.
“Kundër Skënderbeut nuk treguam atë që deshem, që kishim përgatitur. Donim ta fitonim ndeshjen dhe për këtë e nisem mirë, por pësuam shume thjeshtë golin. Ishte shumë e vështirë për të rikuperuar,"-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Sfida tjetër mes Egnatias dhe Tiranës u mbyll me shifrat 1-1, duke numëruar 4 barazime në 5 ndeshje në javën e 30 të Superligës. Kampionati udhëhiqet nga Egnatia me 54 pikë, 3 më shumë se Dinamo e vendit të dytë, ndërsa mbyllet nga Teuta e vendit të 10 me 30 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të 9.
Komente
