Sport

Java e 7 hapet me supersfidën Dinamo-Kukësi, Diago Longo: Presioni te 'nëndetësja', kanë investuar shumë

28 Tetor 2021, 15:34| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 16:10

  • Share

Të premten nis java e 7 e Superligës me një supersfidë si Dinamo-Kukësi, që do të luhet në ‘Air Albania’ në orën 19:45. Të dy skuadrat vijnë nga fitoret, respektivisht Dinamo me Skënderbeun dhe Kukësi me Vllazninë.

“Është një situatë disa e çuditshme me Dinamon. Me të vërtetë kanë ardhur nga kategoria e parë, por është gjithashtu e vërtetë që kanë një traditë të madhe. Kanë insvestuar shumë para, por edhe energji. Kjo është edhe arsyeja përse duan të arrijnë në tre vendet e para. Ata janë nën presion dhe nëse nuk fitojnë kundër nesh presion do të shtohet,”-shprehet Diego Longo, trajner i Kukësit.

“Është një ndër klubet me shumë trofe, duhet rrespektuar pavarësisht se pas 9 vitesh rikthehet në Superligë. Ka futbollistë të nivelit të lartë, me eksperiencë dhe të rinj. Luajn futboll të hapur dhe ne respektojnë jo vetëm Dinamon, por çdo klub. Tani fusha është ajo që tregon se kush del fitues,”-thotë Gjelbrim Taipi, futbollist i Kukësit.

Pas 6 javësh kampionat Kukësi renditet në vendin e tretë me 11 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e pestë me 9 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?