Java e 7-të e Serisë A, sot dita e ndeshjeve të mëdha Juventus-Napoli dhe derbi Roma-Lazio

29 Shtator 2018, 08:46| Përditesimi: 29 Shtator 2018, 08:50

  • Share

Juventus-Napoli është supersfida e javës së 7-të të Serisë A që do të luhet në Torino në orën 18:00. Përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadra e vendit të parë Juventusi dhe ndjekësja më e afërt Napoli. Juventusi ka qënë i pandalshëm në 6 ndeshjet e para ku ka marrë vetëm fitore dhe ndaj Napolit do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe për tu hakmarrë për humbjen e sezonit të kaluar kjo edhe sipas trajnerit Max Allegri.

Mandzukic, Ronaldo dhe Bernardeschi pritet të formojnë treshen e sulmit ku sërish Dybala mund të përfundojë në stol gjë për të cilën Allegri ka thënë se i duhet të bëjë zgjedhje të dhimbshme. Napoli vjen në një formë shumë të mirë pasi mposhti të mërkurrën Parmën 3-0 dhe madje la disa lojtarë pushim. Trajneri Carlo Ancelotti në konferencë ka thënë :” Kam shumë besim tek skuadra ime dhe do të kërkojmë vetëm fitoren nuk firmos për barazim. Sa i përket Ronaldos unë do t’i jepja gjithmonë “Topin e Artë” e mbyll Ancelotti. Forma e mirë e dyshes Insigne-Milik është një garanci për napoletanët për të bërë surprizën në Torino.

Në orën 15 në “Olimpico” luhet derbi i Romës. Verdhekuqtë u rikthyen tek fitorja ndaj Frosinones dhe janë gati për sfidën e madhe ndaj rivalëve të përjetshëm ku do të udhëhiqen në sulm nga shtatlarti Edin Dzeko. Di Francesco ka qënë polemik në konferencën për shtyp dhe ka thënë se Roma e tij nuk është një skuadër që mund të fitojë titullin. Në krahun tjetër Lazio po kalon një formë shumë të mirë me 4 fitore radhazi të fundit ndaj Udineses të mërkurrën në shifrat 2-1. Simone Inzaghi e ka skuadrën e plotë por kërkon qetësi nga skuadra duke thënë se në derbi nuk ka favoritë. Ndërsa në mbrëmje Interi pret Cagliarin në “San Siro” për të vijuar me fitore. E fundit e zikaltërve ishte ndaj Fiorentinës të martën me rezultatin 2-1 dhe trajneri Spalleti thotë se ky është momenti i së vërtetës ku Interi i tij duhet të sulmojë vendet e para.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?