Lajme të mira

Java e Agrumeve në Megatek/ Freskia dhe kujdesi në çdo shtëpi

10 Shkurt, 10:37| Përditesimi: 10 Shkurt, 16:56

  • Share

Agrumet janë ndër bimët më të dashura, për shkak të natyrës së tyre të gjelbër dhe frutave të shijshëm, të pasur me vitamina.

Megatek sjell “Javën e Agrumeve”, duke ofruar një gamë të gjerë pemësh si: portokalle, limona dhe portokalle kineze (kumquat), të cilat jo vetëm zbukurojnë ambientin, por edhe ofrojnë freski dhe shëndet për familjen tuaj.

Kjo javë është një mundësi unike për të zbuluar përfitimet e mbajtjes së këtyre bimëve në shtëpi, duke përfituar nga ofertat ekskluzive dhe produktet e specializuara për kujdesin e tyre.

Mbajtja e agrumeve në ambientet e shtëpisë ose kopshtit sjell përfitime të shumta, si: përmirësimi i cilësisë së ajrit, krijimi i një atmosfere relaksuese dhe mundësia për të shijuar fruta të freskëta, të kultivuara vetë.

Agrumet janë bimë që mund të përshtaten lehtësisht në hapësira të ndryshme dhe me kujdesin e duhur japin frytet e tyre të shijshme gjatë gjithë vitit.

Në këtë event, Megatek ofron gjithçka që ju nevojitet për mirëmbajtjen e këtyre bimëve, duke përfshirë edhe lëndët ushqyese speciale që gjenden vetëm në Megatek, si fertilizuesi i lëngshëm me kod 31781 dhe lëndë ushqyese në formë kokrre kodi 331741, të cilat ndihmojnë në rritjen e shëndetshme të pemëve.

Përkujdesja ndaj agrumeve përfshin një krasitje të kujdesshme në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, e cila ndihmon në rigjenerimin e degëve dhe prodhimin e frutave më të shëndetshme.

Specialistët e Megatek rekomandojnë përdorimin e plehrave të duhura për të siguruar ushqimin e nevojshëm për bimët tuaja, si dhe një ujitje të rregullt për të ruajtur freskinë e tyre.

Gjatë Javës së Agrumeve, klientët mund të përfitojnë nga ofertat speciale për pemët frutore dhe aksesorët e kopshtarisë, duke përfshirë edhe këshillat e ekspertëve për kujdesin dhe mbjelljen e tyre.

Megatek, si lider në tregun e produkteve për shtëpinë dhe kopshtarinë, vazhdon të sjellë inovacion dhe cilësi për të gjithë ata që dëshirojnë një ambient të gjelbër dhe të shëndetshëm.

Nën drejtimin e administratorit Dionis Teqja, Megatek ka treguar një përkushtim të veçantë ndaj ruajtjes së mjedisit dhe promovimit të bimësisë, duke investuar në projekte dhe iniciativa që synojnë rikulturimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të natyrës.

Për më tepër, kompania ka realizuar një marrëveshje strategjike me Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke ofruar mundësi praktike për studentët e agronomisë dhe hortikulturës. Shumë prej tyre, pas përfundimit të studimeve, janë punësuar në Megatek dhe kontribuojnë me ekspertizën e tyre në fushat përkatëse, duke siguruar kështu një transferim të vlefshëm të njohurive dhe inovacioneve në sektorin e mjedisit dhe kopshtarisë.

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: