Java e Europës, në Gjirokastër panair, muzikë e filma nga BE! Dita e Luleve, festime në Shkodër me muzikën e filmave! Te ‘Zeta’ Mukades Çanga!

6 Maj, 12:23| Përditesimi: 6 Maj, 13:26

  • Share

1.       Vijon edhe sot e nesër në orën 19.00 në kinemanë “Maks Velo” në Laprakë Festivali i Video Arkivës Shqiptare, ku do të prezantohen video materiale të rralla.

2.     Java e Europës ndal sot në Gjirokastër. Aktivitetet nisin prej orës 10.15 me tregun artizanal rom dhe vijojnë me Panairin e BE-së, muzikë e filma.

3.       Me punime të artistëve nga e gjithë bota, ekspozita e  Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit e kuruar nga artisti Helidon Haliti pret vizitorët deri në 10 maj nw galerinw Fab nw Tiranw.

4.       Pret vizitorët deri në 10 maj në Qendrën për Hapje e Dialog në Kryeministri ekspozita personale e artistit Nazmi Hoxha “Ëndrra brenda ëndrrës”, me 123 vepra të realizuara në Amerikë.

5.       Qëndron e hapur deri në 25 maj në “galerinë 70” në Tiranë ekspozita “Spectaculum II” nga artisti Jon Kraja.

6.     Me rastin e ekspozitës “Petale të panumërta” të çelur në galerinë “Zeta” nga një grup artistësh vendas e të huaj, do të jetë e ftuar sot në orën 19.00 artistja Mukades Çanga për të sjellë “Zërin e luleve” të Shkodrës.

7.     Me rastin e Ditës së Luleve mbahet sot në orën 20.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër koncerti “Shkodra nën tingujt e filmit shqiptar”, nën dirigjimin e Jetmir Barbullushit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?