Ilir Meta postoi këtë foto, në nisje të numërimit mbrapsht të javës së fundit në krye të shtetit.
Në zyrën e presidencës, Meta do të qëndrojë deri të dielën, kur vendin e tij do ta zërë Bajram Begaj, i votuar më 4 Qershor me 78 vota nga Kuvendi i Shqipërisë, para të cilit më 24 korrik do të bëjë edhe betimin. Presidenti në detyrë Ilir Meta, u vendos në krye të shtetit më 24 korrik të 2017, disa muaj pasi ishte zgjedhur me propozim të socialistëve, u votua në Kuvend vetëm nga mazhoranca, me 88 vota, në një kohë që opozita kishte dy muaj që bojkotonte. Shumë shpejt, Meta do të bëhej president i atyre që nuk ishin në kuvend për ta votuar, duke u rreshtuar hapur në krah të tyre. Që para se të betohej në atë detyrë ai u përfshi në fushatën e vitit 2017, në krah të kandidatëve të LSI dhe me flamurin e ish-partisë së tij, edhe pse ishte president i zgjedhur.
Drejtimi i Presidencës u karakterizua nga përplasje të shpeshta me qeverinë, të cilat zanafillën e kanë në fillim të 2019, kur Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm duke e cilësuar të papërgjegjshëm dhe pa përvojë. Një tjetër përplasje me qeverinë, kreu i shtetit e shënjoi po në 2019, pas dekretit q shtynte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, dekret që nuk gjeti zbatim nga shumica socialiste, pasi zgjedhjet i mbajti pa opozitën.
Më 2 mars, të vitit 2020 Meta shënoi një tjetër akt të pazakontë të një kryetari shteti duke thirrur protestë kundër qeverisë. Më 2 mars të 2020 ai u zhvendos nga zyra e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në tubimin kundër atij që e quajti grusht shteti.
Përplasja më e ashpër u regjistrua në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021, në fushatën e të cilave, Meta u angazhua pavarësisht rolit në krye të shtetit. Retorika e tij, përmes të cilës kërcënonte se nuk do të lejonte prekjen e votës së lirë, prodhoi edhe konfrontim fizik në zyrat e një partie politike, FRD në 12 mars të 2021.
Kjo periudhë shënoi edhe krisjen më të thellë me ndërkombëtarët, veçanërisht me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Meta u bë presidenti i parë në historinë e pluralizmit për të cilin Kuvendi merr nismën për ta shkarkuar, 2 herë, megjithatë arriti të çonte deri në fund mandatin presidencial.
Përgjatë 5 viteve në krye të shtetit, Meta luhatje pati edhe në marrëdhënie me opozitën, të cilën e kundërshtoi për lënien e mandateve duke e quajtur tradhti ndaj demokracisë, edhe pse pjesë e këtij vendimi ishte edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, si kryetare e LSI.
Krahasuar me paraardhësit në krye të shtetit, Presidenca e Ilir Metës do të mbahet mend edhe për dhënien e një numri shumë të lartë të dekoratave, 276 vetëm brenda 2022.
Fill pasi të lërë presidencën, më 25 korrik LSI mbledh Konventën Kombëtare, ku pritet që Meta të marrë drejtimin e forcës politike që themeloi e drejtoi. Aleati i tij kryesor do të jetë Sali Berisha, bashkëpunimin me të cilin nuk e ka fshehur as në ditën e fundit të tij në presidencë...
Ilir Meta personifikon nè profilin e tij TÈ KEQEN SHQIPTARE, RÈNIEN E SHTETIT DHE GJUNJÈZIMIN E TIJ PARA KRIMIT. Asnjè iluzion tè mos kemi. Pèrsa kohè tipa tè tillè, zotèrojnè skenèn politike shqiptare,,,Shqipèria èshtè njè qenef horrash. Ose shtet ose Ilir Metèn. Tè dyja nuk shkojnè.!!!
Përgjigju