Java e fundit e Superligës shqiptare të futbollit do të luhet e gjitha ditën e dielën (27 prill), në orën 15:30.
Ky raund pritet të jetë vendimtar për disa prej skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i katërt që do të marrë pjesë në fazën “Final 4”, ekipet që do të bien nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen e “play-out”-it.
Vllaznia pret Laçin në Shkodër, ndërkohë që një nga sfidat më interesante të javës është ajo mes Partizanit dhe AF Elbasanit, ku një prej këtyre skuadrave do të sigurojë vendin në katërshen e parë.
Të tjera takime të rëndësishme do të zhvillohen po ashtu të dielën. Dinamo do të përballet me Tiranën, me bardheblutë që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Kjo sfidë ishte parashikuar të luhej në Elbasan, por një zhvendosje ka bërë që dueli të luhet në "Egnatia Arena" të Rrogozhinës.
Në ndeshjen Skënderbeu - Bylis, të dyja skuadrat do të luftojnë për tri pikët, ndërsa Teuta pret në “Niko Dovana” Egnatian. Rrogozhinasve iu mjafton barazimi për të vulosur përfundimisht vendin e parë në renditje pas 36 javësh kampionat.
Superligë shqiptare, raundi 36-të (i fundit):
E diel, 27 prill 2025 - 15:30
Dinamo - Tirana
Partizani - AF Elbasani
Skënderbeu - Bylis
Teuta - Egnatia
Vllaznia - Laçi
Renditja:
Komente
