Kultura

‘Java e gjuhës italiane’, Antonio Maggio koncert në Berat! Qëllim, promovimi i gjuhës dhe Kulturës së Italisë

23 Tetor 2021, 19:23| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 19:28

  • Share

"Java e Gjuhës Italiane" u përmbyll në kalanë e Beratit me një koncert të fituesit të Sanremos Antonio Maggios, shoqëruar në kitarë nga Ettore Giannì.

Ky aktivitet u organizua nga Konsullata italiane e Vlorës në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, dhe synon të promovojë gjuhën dhe kulturën italiane.

Të pranishmit në këtë event kanë mundur të shijojnë për rreth një orë muzikën italiane por nuk kanë munguar as performanca e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare "Ylli i Mëngjesit" që kanë recituar e kënduar në gjuhën italiane.

Konsullja e Përgjithshme italiane në Vlorë, Iva Palmieri ka theksuar se "Java Italiane" ka për qëllim të promovojë gjuhën dhe kulturën italiane dhe organizohet në një sërë vendesh.

Ndërsa kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo tha se për beratasit gjuha italiane ka qenë prej vitesh si gjuhë e parë.

“Java e Gjuhës Italiane” organizohet nga Ministria e Jashtme e Italisë, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Vlorë dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe e ka zanafillën e saj në vitin 2001.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?