Dua Lipa

Java e Krenarisë në Kosovë, Dua Lipa mesazh për komunitetin LGBT+

3 Qershor, 15:39| Përditesimi: 3 Qershor, 15:42

  • Share

 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka treguar mbështetjen e saj për komunitetin LGBT+ në Kosovë në nisjen e 'Javës së Krenarisë' që fillon ditën e sotme.

Këngëtarja e cila njihet për qëndrimet e saj të hapura dhe mbështetjen për komunitetin, ka bërë një urim përmes një Insta Story.

“Urime Muajin e Krenarisë Kosovë”, shkruan Dua ku dhe ndau me ndjekësit rrëfimet e katër artistëve queer në Kosovë, të bëra në platformën e saj Serivce95 vitin e kaluar.

Këtë vit ‘Java e Krenarisë’ zhvillohet nën moton “Kemi qenë dhe do t’jemi”, një shprehje e vendosmërisë dhe krenarisë së komunitetit për identitetin dhe historinë e tyre.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?