Java e Kulturës Spanjolle/ Veliaj pret legjendat e basketbollit spanjoll: Shtojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve

23 Qershor 2022, 13:59| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 14:01

  • Share

Teksa në Tiranë ka nisur Java e Kulturës Spanjolle, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në një takim legjendat e basketbollit të Realit të Madridit dhe Spanjës. Veliaj u shpreh i kënaqur për marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë dhe Spanjës dhe nënvizoi se kjo marrëdhenie e mirë duhet të vazhdojë sa më gjatë.

“Sot kemi një marrëdhënie speciale mes biznesit shqiptar dhe atij spanjoll, kemi akses në kulturën spanjolle, e po ashtu kemi fluturime direkte nga Tirana në Madrid apo Barcelonë. Por, duam që këto arritje t’i çojmë sa më lart, ndaj besoj se jemi në një moment shumë të mire për raportet e Shqipërisë dhe Spanjës. I ftojmë të gjithë qytetarët, qofshin ata që do aktivizohen në sport apo që do përshihen në aktivitetet e kulinarisë, të artit, kulturës, vallëzimit, që ta shijojnë këtë javë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin te rëndësia e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos në periudha të vështira.

“Kemi kaluar kohë shumë të vështira me tërmetin, pandeminë, apo lufta që po ndodh jo shumë larg nesh, por është shumë e rëndësishme të japim mesazhin se jeta vazhdon dhe raportet mes njerëzve janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Falenderoj shumë ambasadorin e Spanjës dhe gjithë kolegët nga Real Madrid, që na nderuan sot në Tiranë. Jam shumë optimist se ditët më të mira i kemi përpara”, vijoi Veliaj.

Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Alvaro Renedo Zalba tha: “Jemi të kënaqur që kemi forcuar bashkëpunimin në fushën e sportit mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe që kemi këtu legjendat e Realit të Madridit, që na kanë frymëzuar me vlerat që tregojnë në sport. Ne jemi frymëzuar gjithashtu nga atletët tuaj të jashtëzakonshëm. Ju së fundmi, për pak na mundët në futboll, dhe besoj se edhe në basketboll keni një të ardhme të ndritur përpara”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?