Sociale

Viti i ri shkollor/ Sociologia në Report Tv: Java e parë të fokusohet te përshtatja! Prindërit të takohen më shumë me mësuesit dhe psikologët

8 Shtator, 14:44| Përditesimi: 8 Shtator, 17:38

  • Share

Teksa vitit i ri shkollor ka nisur ditën e sotme në vendin tonë, sociologia Elona Mustafaraj, e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me moderator Nertil Agalliun, ka dhënë disa këshilla për prindërit e nxënësve, veçanërisht për ato të klasës së parë.

Mustafaraj tha se me nxënësit e klasave të para duhet të fillonte përpara ditës së sotme, dhe se fëmijët duhet të përgatiteshin psikologjikisht për ditën e parë të shkollës.

“Përgatitja për ditën e parë të shkollës, duhet të nisë më përpara, flas për nivelin psikologjilk, veçanërisht për nxënësit e klasave të para. Që do të thotë që duhet të ishte punuar përpara, për shokët e ri, ambientin e ri, dhe proceset që ndodhin në shkollë.

Në kushtet optimale, fëmija duhet të ishte njohur paraprakisht me shkollën dhe mësuesen. Megjithatë, përshtatja duhet të bëhet jo vetëm për ata të klasave të para, por edhe te atyre që kthehen në shkolla nga periudha e pushimit. Prandaj kjo java e parë nuk duhet të fokusohet tek mësimdhënia por tek mirëqenie psikoemocionale brenda institucionit arsimor”, tha Elona Mustafaraj.

Ndërsa po ashtu, sociologia bëri apel për takime më të shpeshta mes prindërve, mësuesve dhe psikologëve të shkollave. Mustafaraj tha se takimet e shpeshta, mund të parandalojnë ngjarje që mund të agravohen. Ndërsa po ashtu ajo bëri apel që edhe prindërit e fëmijëve me problemet me notat apo të sjelljeve, duhet të paraqiten më shpesh në shkolla.

“Takimet e shpeshta mes mësuesve dhe prindërve përmes mundësive dhe programeve që shkollat zhvillojnë, duhet të ndodhin përgjatë gjithë vitit arsimor. Për jo vetëm të përshtatjes, por edhe të gjithë ndryshimeve që ndodhin gjatë gjithë vitit. Sidomos në atë emocional apo të sjelljeve të gjithë vitit.

Sistemi arsimor nuk fokusohet vetëm tek mësimdhënia, por janë edhe disa procese te tjera psikologjike që duhet të jenë në vëmendje të shkollës, psikologëve apo edhe të prindërve. Të cilat nëse evidentohen në kohën e duhur, mund të ndalojnë pasojë që duhet të trajtohen në sisteme të ndryshme të referimit.

Nëse ka një mënyrë për të kuptuar ndryshimin e fëmijëve nga mjedisi në familje dhe në atë në shkollë, duhet që komunikimi mes prindërve, stafeve arsimore dhe atyre psikosociale brenda shkollës, duhet të jetë në një mënyrë të vazhduar dhe mos jetë vetëm tek rezultat apo problemet.

Zakonisht, prindërit që kanë fëmijë me probleme me rezultatet, kanë edhe një lloj hezitimi për t’iu afruar shkollës, çka do të thotë që nuk e neglizhojnë për shkak të shkak të sjelljes dhe rezultateve, por në fakt duhet të jenë më të shpeshtë në takime dhe komunikime! Ndoshta jo në prani të fëmijëve apo prindërve të tjerë për të ruajtur privatësinë”, tha sociologia në Report TV.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?