Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave, e cila është gjuha e parë natyrore e njerëzve që nuk dëgjojnë.
Në javën e Gjuhës së Shenjave, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata njerëz që nuk dëgjojnë.
“Nuk ka të drejta të njeriut pa të drejta në gjuhën e shenjave. Si mjeke e vlerësoj si shumë të rëndësishme dhe e mendoj me zemër për ju!” - Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale”, shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë.
Dita Ndërkombëtare e Gjuhëve të Shenjave është një mundësi unike për të mbështetur dhe mbrojtur identitetin gjuhësor dhe diversitetin kulturor të të gjithë personave që nuk dëgjojnë dhe përdoruesve të tjerë të gjuhës së shenjave.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 23 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e gjuhës së shenjave në realizimin e plotë të të drejtave të njeriut të njerëzve që nuk dëgjojnë.
Komente
