Sport

Java e tretë e Superiores, të shtunën spikat Teuta-Dinamo, flasin protagonistët! Trajneri Martini: Kundërshtari meriton respekt, por fitojmë ne

24 Shtator 2021, 12:33| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 13:47

  • Share

Pas ndeshjeve të Kupës në fundjavë radhën e ka kampionati. Të shtunën përveç Kastrioti-Tirana luhet një duel shumë interesant. Në Rrogozhinë Teuta pret Dinamon ekipe me nga katër pikë në dy ndeshjet e para. Edi Martini trajneri i durrsakëve vlerëson rivalët por thotë se objektivi është fitorja:

“Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe ne jemi gati. Dinamo meriton respekt pasi ka edhe pikë njësoj si ne. Ne morëm një barazim të vështirë ndaj Vllaznisë dhe në fushë do futemi vetëm për fitore” tha Martini.

Asion Daja saktëson se rikthimi i Dinamos i bën mirë Superiores por kjo Teutë është më e mirë se ajo që vjet u shpall kampione:

“ Teuta e vitit të kaluar ishte e fortë se u shpall edhe kampione. Por ekipi i këtij sezoni është ndërtuar për të qenë më mirë. Dinamo i bën mirë Superiores dhe e kemi studiuar por Teuta futet në fushë për fitore” thotë futbollisti i “djemve të detit”

Dy ndeshjet e para të javës së tretë luhen të shtunën duke nisur nga ora 13:45./ Përgatiti Andi Kapxhiu

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?