Aktivitete nga

‘Java Evropiane’, Rama: Një udhëtim plot ngjyra dhe tinguj të bukur

4 Maj 2022, 09:46| Përditesimi: 4 Maj 2022, 09:49

  • Share

Me bukuritë e natyrës dhe elementet karakteristike tradicionale shqiptare, kështu e ka nisur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama javën evropiane 2022.

Aktivitetet e “Javës Evropiane” nisën më 3 Maj në Shkodër tek Pedonalja, do të vijojnë më 5 Maj në Vlorë në Lungomare, e më pas më 9 Maj në Tiranë tek Pedonalja.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën për t'iu bashkuar Javës së Europës 2022, në një udhëtim plot ngjyra e tinguj të bukur, i cili nisi me Shkodrën, vijon me Vlorën e ndalet në Tiranë më 9 maj, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Aktivitetet janë konceptuar si takime për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jorgo: 04/05/2022 12:29

    Keto aktivitete jane nje iniciative shum e mire te cilat i japin zhvillim te turizmit Shqiperise ,sa me shume aktivitete

    Përgjigju
  • Era: 04/05/2022 11:16

    Me ne fund po behen organizime qe ja vlejne dhe qe do te na nxjerrin pak nga kjo perditshmeria jone.Mezi pres te vini ne Tirane qe te bashkohem me ju.

    Përgjigju
  • Xhoena: 04/05/2022 11:05

    Java e Europes qe nisi me qytetin e Shkodres eshte nje gje unike per qytetin e Shkodres.Do shkoj me patjeter kur te behet ne Tirane ????,nese do kisha mundesi do shkoja dhe ne Shkoder dhe ne Vlore!

    Përgjigju
  • Adela: 04/05/2022 11:00

    Super gje kjo java e europes

    Përgjigju
  • Sara: 04/05/2022 10:58

    Ne kemi traditen me te bukur per tinguj dhe ngjyra te hareshme . Keto aktivitete na sjellin shume harmoni dhe duhet te jene me te shpeshta . Mezi pres daten 9 maj per te marre pjese dhe une ne Tirane .

    Përgjigju
  • Ardi: 04/05/2022 10:57

    Nje iniciative shume e mire ne kete menyre edhe qytetaret dalin nga monotonia

    Përgjigju
  • alfred: 04/05/2022 10:53

    nje jave plot e perplot e mbushur me gjalleri dhe kjo vetem fal punes tuaj z.rama

    Përgjigju
  • Elsona: 04/05/2022 10:53

    Jave shum e bukur na pret sidomos per ne shkodranet

    Përgjigju
  • redi 10: 04/05/2022 10:52

    sa gje unike kjo.Ju lumte z.rama per kete atmosfere qe do te krijoni.Nje dalje nga monotonia e perditeshme

    Përgjigju
  • Altin: 04/05/2022 10:52

    Nje super jave e mbushur me aktivitete e cila filloi ne Shkoder me pas ne Vlore dhe Tirane, dhe te mendosh qe akoma nuk ka ardhur vera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?