Gent Sejko dhe Evis Kushi

Java Globale e Parasë, slogani i zgjedhur këtë vit ‘Administro paratë’! Sejko dhe Kushi: Edukimi financiar është prioritar

20 Mars 2023, 10:24| Përditesimi: 20 Mars 2023, 16:16

  • Share

Këtë javë nis në mbarë globin zhvillohet Java e Parasë, e cila është një ‘festë’ mbarë botërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.

Në kuadër të kësaj jave Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucione partnere organizojnë aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese. Në ceremoninë e aktivitetit të parë ka folur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Sejko dhe Kushi janë shprehur se edukimi financiar, sidomos për brezat e rinj, duhet të jetë prioritar. Guvernatori ka pasur një rritje të nivelit të edukimit financiar.

“Kemi një përdorim më të madh jo vetëm të llogarive bankare, por edhe të produkteve bankare. Java do të ketë shumë aktivitete. Edhe bankat e nivelit të dytë kanë një rol të rëndësishëm pasi jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe kontribuojnë në rritjen e nivelit të edukimit. Sot po bëjmë hapjen e javës. Sot 70% e popullsisë ka një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme”, tha ndër të tjera Gent Sejko.

Guvernatori Sejko u shpreh është punuar për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Edukimit dhe Përfshirjes Financiare (SKEPF), që përshkruan parimet dhe objektivat e përgjithshëm të edukimit dhe përfshirjes financiare. Strategjia do të përcaktojë objektivat, instrumentet, planet e veprimit, burimet e financimit, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe raportimin e progresit të arritur, për secilin nga institucionet tona.

“Jemi të sigurt se ky do të jetë një hap cilësor që do t’i bëjë më të frytshme të gjitha programet dhe iniciativat tona në fushën e edukimit financiar, përfshirë edhe Javën e Parasë, për të cilën jemi mbledhur sot.” përfundoi Guvernatori Sejko.

Më tej aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit 5 konkurseve të para të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.

Konkursi i parë është ai i "Vizatimit më të mirë”, në të cilin ftuam nxënësit e klasave III të paraqisni konceptin e tyre të administrimit të parasë. Konkursi i dytë i organizuar është ai i “Projektit më të mirë”, në të cilin klasat IV u ftuan të merrnin pjesë përmes krijimit të projekteve me temën e Javës Globale të parasë. Konkursi i tretë ishte ai i “Fotomontazhit më të mirë”. Konkursi i pestë i organizuar është ai i esesë më të mirë me temë ““Ndryshimet klimatike - përse janë të rëndësishme për sektorin financiar në Shqipëri?”

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agim Anastasi: 20/03/2023 13:21

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?