Java e Kulturës Italiane çelet me shfaqje klasike në Butrint! ‘Artemis Danza’ interpreton veprat e Puccinit në teatrin antik

3 Qershor, 12:51| Përditesimi: 4 Qershor, 14:50

  • Share

Grupi artistik italian, “Artemis Danza” solli në skenën e Teatrit Antik të Butrintit një interpretim të mrekullueshëm të katër akteve të operës “Voci di Donne” nga kompozitori legjendar Giacomo Puccini. Kjo performancë ishte përvojë e paharrueshme për të gjithë të pranishmit, duke kombinuar artin operistik me ambientin magjepsës të Butrintit.

Monica Casadei, drejtuese artistike dhe koreografe e kompanisë “Artemis Danza” shprehet se e lumtur për shfaqjen teksa thekson se “sonte prezantojnë një melodrame kushtuar katër heroinave magjepsëse të kompozitorit Giacomo Puccini: Tosca, Madama Butterfly, Mimi dhe Turandot, në njëqindvjetorin e ndarjes së tij nga jeta”.

Por aktiviteti kujton dhe një tjeter figurë të njohur italiane. Arkeologun Luigi Ugolini, i cili 100 vite më parë nisi gërmimet për zbulimin e Parkut Arkeologjik të Butrintit.

“Javë kulturore italiane shënon një moment të rëndësishëm, pasi përkon me 100-vjetorin e zbulimit të qytetit antik të Butrintit nga arkeologu italian Ugolini. Ky vend, me rrënojat e tij të lashta dhe historinë e pasur, është një simbol i trashëgimisë kulturore dhe historike”, tha Alessandro Ruggera Drejtori i Institutit të Kulturës Italiane.

Kjo shfaqje klasike çeli siparin e një mori aktivitetesh që do të mbahen në mbarë vendin nga 2 deri me 8 qershor në kuadër të “Javës Italiane” në Shqipëri.

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?