Murali i Fabio Schirru në Tiranë

Java Italiane e Kulturës/ Një mural në Tiranë kushtuar lidhjeve të ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë! Paraqet dy brigjet e Adriatikut

5 Qershor 2023, 22:18| Përditesimi: 5 Qershor 2023, 22:26

  • Share

Një mural kushtuar lidhjeve të ngushta të miqësisë mes Italisë dhe Shqipërisë është prezantuar sot në Tiranë, në një nga lagjet qendrore të kryeqytetit shqiptar.

Vepra mban firmën e artistit të njohur sardinez Fabio Schirru, dhe është krijuar në njërën nga anët e një ndërtese katërkatëshe. Ajo paraqet dy brigjet e detit Adriatik.

Murali që u prezantua sot është një nga shumë aktivitete dhe evente kulturore në kuadër të Javës së Italisë.

"Adriatiku ka qenë historikisht një hapësirë ​​e rëndësishme, një pikë ndërlidhjeje mes dy vendeve me tradita të ndryshme. Dy vende të ndarë, por në të njëjtën kohë të bashkuar nga deti", shpjegoi Tellas.

 Në ceremoninë e prezantimit, përveç ambasadorit italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, ishte edhe ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti.

Java e kulturës italiane nisi më 1 qershor e deri më 7 qershor 2023 në Shqipëri po prezantohen më shumë se 60 evente e nisma.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhe edi Rama ri e veshtron: 06/06/2023 01:55

    edhe ne flore ambasada dhe konsullta ben nje murale ne skele, bashke me perfaqesine kshillit te europes, dhe bash ne ate vend, pas prishjes se nje godine te vjter te postes shqiptare, ne ate vend ku femije luante Edi Rama, kaluan ne kundershtim me ter llogjiken nje pallat qe i dhan leje Ardian Kollozit ish pd Berishian dhe damian Gjiknurit. Turp per Vloren qe vec flet dhe nuk reagon. Jan po ata te cadrave ne lungomare ne ujin e ftohte qe zur rrugen . Turp

    Përgjigju
  • Thot: 06/06/2023 00:19

    Lyejini e suvatimi të gjithë pallatet e para viteve 95 në Tiranë...jepini identitet çdo Lagjeje..o Lali?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?