Java kulturore britanike, diskutohet statusi i artistëve! Ministri i Kulturës: Artistët punësim të pasigurt, do ndryshohet ligji

18 Shtator, 21:37| Përditesimi: 18 Shtator, 21:43

  • Share

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja është shprehur se artistët kanë punësim të pasigurt, por po punohet për ndryshimin e ligjit që aktualisht është i vjetruar dhe nuk u përgjigjet kërkesave të kohës.

Të jesh artist në Shqipëri do të thotë të kesh një punësim të pasigurt krahasuar me sektorë të tjerë, tha Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, duke lajmëruar ndryshim të legjislacionit.

‘Shumë nga këto pengesa vijnë si rrjedhojë e një kuadri ligjor të vjetëruar, i cili ka nevojë për rishikime në pjesë të rëndësishme të tij për t’iu përgjigjur nevojave të kohës. Për të hapur një kapitull të ri zhvillimi sa i përket artit, është e nevojshme që të identifikojmë si duhet sfidat me të cilat artistët vijojnë të përballen.’- tha Gonxhja.

Ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott, shprehu bindjen se Shqipëria do të bëhet një vend kryesor në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë sa i përket ekonomisë krijuese.

‘Një kuadër i fortë ligjor është baza për një sektor krijues të lulëzuar, duke mbrojtur të drejtat dhe duke nxitur rritjen. Jemi të ngazëllyer për Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar së fundmi. Kjo marrëveshje do të çojë në veprime konkrete, duke përfshirë hartimin e Strategjisë Kombëtare të Shqipërisë për Ekonominë Kreative. Ne nuk jemi vetëm duke hartuar një strategji; ne po projektojmë të ardhmen krijuese të Shqipërisë.’- tha Abbot.

Praktikat më të mira në ligjin për statusin e artistëve dhe ndikimi në artin shqiptar, u diskutuan këtë të mërkurë mes ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Shqipëria gjatë konferencës “Drejt Politikave Kulturore Novatore”, zhvilluar në kuadër të Javës Kulturore Britanike.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?