Java Kulturore e Malit të Zi! Arti dhe tradita bashkohen në një festë të vërtetë kulturore në datat 7 me 12 Nëntor

5 Nëntor, 20:30| Përditesimi: 5 Nëntor, 20:32

  • Share

Shfaqje teatri me performanca të jashtëzakonshme që do t’ju lënë pa fjalë. Filma që do t’ju sjellin histori emocionuese dhe përvoja të paharrueshme. Workshop letrar dygjuhësh, që do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar botën e letërsisë në një kontekst ndërkulturor. Ekspozita kartografike që ilustron historinë dhe traditat e pasura të Boka Kotorska apo koncerte me këngë tradicionale. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore e Malit të Zi në vendin tonë nga datat 7 me 12 Nëntor.

Gjithçka nis më datë 7 Nëntor tek Piramida e Tiranës, me ekspozitën "Homo Ex Machina". Kjo ekspozitë do të shfaqë 12 vepra, punime të 7 artistëve me emër në Mal të Zi, si Maja Šofranac, Ana Aleksić, Nikola Radonjić, Nikola Marković, Siniša Radulović, Adin Rastoder dhe Igor Husag. Frymëzuar nga përparimet teknologjike, veçanërisht në fushat e robotikës dhe astronomisë, ekspozita do të jetë një mundësi për të zbuluar se si arti dhe teknologjia bashkohen në një formë të re dhe frymëzuese.

Ndërsa data 8 Nëntor, i është rezervuar disa aktiviteteve. Eventet nisin me një workshop për letërsisë dygjuhëshe, për tu pasuar me një performancë muzikore nga “Klapa Incanto” në orën 12:30 tek Pedonalja Murat Toptani në Tiranë. Përveç këngëve tradicionale, do të ketë edhe disa nuanca të muzikës pop, duke krijuar një kombinim interesant që do të sjellë një atmosferë të bukur për publikun. Kurse në mbrëmje, në ora 19:00, tek Akademia e filmit Marubi në Tiranë, do mbahet premiera zyrtare në Shqipëri e filmit 'Sirin' nga regjisori Senad Sahmanovic, një bashkë produksion shqiptaro-malazez.

Edhe më datë 9 Nëntor, ora 19:00, tek Akademia e filmit Marubi në Tiranë, do të shfaqet një film. “The Stork” me regji të Isa Qosja, flet për një fshat të qetë malazez, ku shumica e vendasve kanë emigruar në SHBA dhe tri gra që janë ndër të paktat të mbetura  luftojnë për autonomi.

Ndërsa në datat 11 deri më 12 Nëntor, tek qendra Sotir Kolea në Tiranë, do të mbahet ekspozita "Pesë shekujt e Boka Kotorska në kartografinë europiane”. Java Kulturore e Malit të Zi do të mbyllet më datë 12 Nëntor në Shkodër me shfaqjen "Butterfly”, në teatrin Migjeni.

Pas Malit të Zi, do për herë të parë në vendin tonë do të mbahet Java Kulturore Meksikane që premton nga datat aktivitete të shumta dhe të larmishme.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?