Java Kulturore Hungareze/ Grupi 'Bohemian Betyars' elektrizon Tiranën

4 Shtator, 20:38| Përditesimi: 4 Shtator, 20:44

  • Share

TIRANË - Folk, punk, shpejtësi, ritëm, nota ballkanike dhe motive cigane elektrizuan sheshin Italia mbrëmjen e së martës.

Publiku i kryeqytetit pati mundësinë të shijojë koncertin e madh të grupit hungarez Bohemian Betyars për më shumë se një orë.

Të mbërritur për herë të parë në Tiranë në kuadër të Javës Kulturore Hungareze grupi solli një atmosferë ndryshe në vendin tonë.

Më herët në kuadër të kësaj jave, u çel tek kubi blu tek Piramida e Tiranës edhe ekspozita “Otthonunk- Shtëpia jonë. Eksplorimi i dualitetit të përkatësisë” e piktores hungareze Anna Konya. Pikturat e saj dallohen për stilin dinamik dhe një përdorim të theksuar të ngjyrave.

“Është nder qe do performoj sërish në Shqipëri. Po rritem me artin tim si edhe vizibilitetin e artit tim, që është i përhapur edhe në Shqipëria dhe këtu në Tiranë. Tani jemi këtu te piramida, që është një vend shumë i mrekullueshëm. Për mua është shumë kënaqësi që të jem këtu. Do kemi dy ëorkshope, tema që do jetë" Shtëpia jote është aty ku është zemra jote".

Konya e cila prej më shumë se 6 vitesh jeton në Shqipëri, tregon arsyen pse ka zgjedhur vendin tonë.

“Shtëpia nuk është vetëm në kuptimin gjeografik, por edhe aty ku ti e ndjen në zemër e shpirt. Balanca mes asaj që është brenda dhe asaj që është jashtë është krijuar përmes ngjyrave. Ka diçka në Shqipëri që të tërheq, dhe unë vendosa të lëviz këtu që ishte fillimisht një ide e çmendur sepse nuk kisha asnjë lidhje me këtë vend, asnjë mik këtu. Nuk flisja as gjuhën tuaj, ishte një vendim i çmendur për të lëvizur këtu, por ndoqa zemrën dhe ka qenë një vendim i duhur. Ka qenë momenti më i mirë. Kam pasur ekspozita në disa vende, në calo galeri, në muzeun kombëtar, edhe në dis qytete, vlora, pogradec edhe Korçë”, tha artistja.

Pas Hungarisë, me 7 shtator nis java kulturore e Holandës që do të sjellë në vendin tonë një sërë aktivitetesh.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?