Kultura

Java Kulturore Kineze në Elbasan, koncert me këngëtarë nga Kina dhe Europa, ambasadorja Pang Chunxue: Forcojmë miqësinë mes dy vendeve

24 Shtator, 17:03| Përditesimi: 24 Shtator, 17:19

  • Share

Me rastin e Javës së Kulturës Kineze u mbajt në Elbasan koncerti 'Melodies Along the Silk Road'. Këngëtarë të ardhur nga Kina dhe Europa performuan para publikut elbasanas muzikë të folklorit kinez, duke përfaqësuar një pjesë të vendit dhe historisë së tyre.

Pjesë e publikut në teatrin 'Skampa' ishte edhe ambasadorja kineze në Shqipëri, Pang Chunxue, e cila u shpreh se këto aktivitete shërbejnë për të forcuar miqësinë e hershme mes popullit shqiptar dhe atij kinez.

“E di që muzika është gjuha me e mirë për qytetërimin dhe njerëzimin, e di që muzika nuk ka kufij, prandaj ne dëshirojmë që mes muzikës të ngushtojmë distancën midis popujve dhe për të thelluar bashkëpunimin e njohjen ndërmjetë Kinës dhe Shqipërisë’, tha Ambasadorja kineze Pang Chunxue.

 “Jam artiste kineze, studioj në Shangai dhe tani jetoj në Francë, ku jap mësim në konservatorin e Francës. Është kënaqësi të prezantoj kulturën dhe artin kinez. Besoj se Shqipëria dhe Kina janë dy popuj që kanë një histori të gjatë dhe një kulturë shumë të pasur, ju pëlqeni këngën, pikturën dhe kërcimin njëlloj si ne’, tha një artiste kineze.

Koncerti u shoqërua me performanca të veçanta nga Ansambli Kombëtar Shqiptar. ‘Melodies Along the Silk Road’ u organizua me rastin e Javës Kulturore Kineze në Shqipëri, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të ketë panaire e koncerte të tjera në kryeqytet.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?