Të hënën, vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të qarkullimit të një qendre të presionit të ulët mbi rajonin e Ballkanit shoqëruar me masa ajrore të lagështa.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit.
Prej orëve të vona të mbrëmjes reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat luginore, pritet që të ketë mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 8-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
Komente
