Java që lamë pas u shoqërua me temperatura të larta që preku jo vetëm vendin tonë por të gjithë Europën, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të kemi një rënie të temperaturave.
Kështu u shpreh Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave në ‘Sot Live në Shqipëri’.
Temperaturat nesër parashikohen:
Në zonat bregdetare 23/31
Në zonat e ulëta 22/35
Në zonat malore 15/29
“Për të mërkurën në zonat e ulëta temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë. Në qarqet e veriut presim të kemi reshje të dobëta lokale, që nuk do të jenë problematike. Problematkë do të mbetet era e cila do të na shoqërojë gjatë gjithë javës”, tha Gjoni teksa theksoi se këto reshje nuk do të ndikojnë, pasi korriku do të jetë një muaj i nxehtë.
Në fund Gjoni tha se pritet që të kemi edhe valën e dytë të të nxehtit në vend, ndërsa nënvizoi se qarqet ku temperaturat kanë shënuar vlera të larta janë Fieri, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.
Komente
