Sociale

Java nis me një rënie të lehtë temperaturash, Gjoni për Report Tv: Presim të kemi edhe një valë të dytë të të nxehtit

7 Korrik, 13:10| Përditesimi: 7 Korrik, 13:15

  • Share

Java që lamë pas u shoqërua me temperatura të larta që preku jo vetëm vendin tonë por të gjithë Europën, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të kemi një rënie të temperaturave.

Kështu u shpreh Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Temperaturat nesër parashikohen:

Në zonat bregdetare 23/31

Në zonat e ulëta 22/35

Në zonat malore 15/29

“Për të mërkurën në zonat e ulëta temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë. Në qarqet e veriut presim të kemi reshje të dobëta lokale, që nuk do të jenë problematike. Problematkë do të mbetet era e cila do të na shoqërojë gjatë gjithë javës”, tha Gjoni teksa theksoi se këto reshje nuk do të ndikojnë, pasi korriku do të jetë një muaj i nxehtë.

Në fund Gjoni tha se pritet që të kemi edhe valën e dytë të të nxehtit në vend, ndërsa nënvizoi se qarqet ku temperaturat kanë shënuar vlera të larta  janë Fieri, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?