Kjo javë e korrikut, do të nisë me rritje graduale të temperaturave por jo temperatura ekstreme si ato që përjetuam në fillim të muajit.
Kështu u shpreh Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat bregdetare 20/30
Në zonat e ulëta 18/33
Në zonat malore 16/29
Gjoni thekson se otë mërkurën në zonat e ulëta temperaturat maksimale do të arrijnë vlerën 36 gradë celcius.
“Ndërkohë gjatë ditës së premte do të kemi reshje shiu në veri dhe në lindje të vendit”, shtoi Gjoni.
Gjoni nënvizoi se me rritjen e temperaturave, rreziku për zjarret në zonat pyjore është më i lartë.
Ndërsa sa i përket nëse do të kemi një valë të dytë të nxehtit ajo tha se gjatë këtyre ditëve nuk presim diçka të tillë.
Komente
