foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Java nis me shi, ja qarqet që do të preken nga reshjet

26 Gusht 2018, 20:03| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 10:21

  • Share

Sinoptikanët parashikojnë që edhe dita e hënë e kësaj jave do të nisë me reshje të dobëta shiu në zonat Qendrore- Juglindore. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Ndërsa temperaturat do karakterizohen nga rënie të lehta. 

Sot pasdite (e diel, dt.26) dhe nesër (e hënë, dt.27) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve dhe lokalisht do të jenë mesatare. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të jenë mesatare dhe lokalisht do të arrijnë deri intensiv. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

TEMPERATURAT/E hënë dt.27 Gusht

Nesër (e hënë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 27 °C
në vendet e ulëta: 19 / 29 °C
në vendet malore: 12 / 25 °C

Parashikimi i IGJEUM-it

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?