.Kjo javë nis me temperatura të ulëta, nën ndikimit të shiut dhe të dëborës të cilat do të jenë prezentë gjatë ditës se sotme dhe ditën e nesërme, pra ditën e martë. Kështu tha në 'Sot Live në Shqipëri', Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave.
Më tej ajo theksoi se kemi ulje të temperaturave, kryesisht të vlerave minimale por edhe atyre maksimale.
Java që lamë pas ishte me temperatura nga 3 deri 6 gradë më të larta se sa mesatarja shumëvjeçare 60-90. Dhe ishte 2-3 gradë mbi mesatare shumëvjeçare 90-2020. Pra temperatura shumë të larta, jo tipike për muajin.
“Këtë javë presim të jetë moti i ftohtë me temperatura të ulta. Konkretisht të martën në bregdet minimalja do jetë 7 gradë- maksimalja 11. Në zonat e ulta minimalja 5 gradë maksimalja 10. Në zonat malore presim të arrijë -3 minimalja ndërsa maksimalet të shënojnë 0 gradë. Të mërkurën presim edhe një tjetër ulje të minimales, me 2 gradë të tjera ulje te temperaturave. Të premten do fillojë sërish rritja e temperaturave. E premtja do risjell motin e ngrohtë”, shtoi ajo.
Në fund Gjoni nënvizoi se do të kemi reshje te dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Ndërsa në qarqet e tjera do të kemi reshje te dobëta. Në veri lindje dhe juglindje të vendit presim që reshjet deri në 400 metra mbi nivelin e detit të jetë në formën e dëborës.
Komente
