Java Rome/ “End the Hate”, një grup të rinjsh organizojnë fushatë ndërgjegjësuese për të ulur gjuhën e urrejtjes online

9 Prill 2022, 18:11| Përditesimi: 9 Prill 2022, 21:24

  • Share

Gjuha e urrejtjes online mbetet një ndër problemet më shqetësuese për komunitetin Rom. Për të ndërgjegjësuar qytetarët, grupi i të rinjve ‘Pandëzohu’, organizoi një fushatë ndërgjegjësuese me titull “END THE HATE - JEPI FUND URREJTJES”, kundër këtij fenomeni.  Koordinatori i këtij grupi, Roxhers Lufta thotë se në dy vite kanë raportuar mbi 600 raste të gjuhës së urrejtjes online, ndërsa synojnë uljen apo zhdukjen e këtij fenomeni.

“Ky aktivitet është një fushatë ndërgjegjësuese për gjuhën e urrejtjes online. Me mbeshtetjen e Organizates ERRC grupi “Pandezohu”mundohet të uli urretjen online. Në 2 vite kemi raportuar mbi 600 raste. Komuniteti Rom nuk duhet të emerohet  me terma denigrues, por me emrin që i është vendosur në kongres në 1971”Rom”. 

Lufta thotë se mesazhi që ata duan të japin është se nuk ka rëndësi nëse je i bardhë apo me ngjyrë, e rëndësishme është se të gjithë ndajmë të njëjtat emocione dhe ndjenja.

"Slogani i këtij aktiviteti ishte: Nuk ka rëndësi nëse je i bardhë apo me ngjyrë, e rëndësishme është që ne ndajmë të njëjtat emocione dhe ndjenja. Synojmë uljen akoma dhe më shumë dhe heqjen e gjuhës së urretjes nga mediat online”, Roxhes Lufta.

Në mbështetje të tyre erdhi edhe Bashkia e Tiranës, e cila inkurajon që të bëhen sa më shumë aktvitete ndërgjegjësuese dhe pozitive që kanë frymën e bashkjetsës ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore.

“Ne jetojmë në një shoqëri diverse, por e rëndësishme është të ndajmë mesazhe positive. Kjo fushatë vjen pas një pune të madhe që bashkia e Tiranës e ka suportuar. Ka për synim uljen e gjuhës së urretjes dhe i ndihmon ata që të kenë frymën e bashkejtesës. I inkurajoj që të bëhen sa më shumë aktvitete ndërgjegjësuese dhe pozitive që kanë frymën e bashkjetsës ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore.  Bashkia e Tiranës ka një sërë aktivitetesh. E ka fokusuar në dy drejtime. Përfshirjen sociale dhe kulturore. Kemi një numër të konsiderueshëm fëmijësh që frekuentojnë çerdhet dhe kopshtet, kemi ndërtuar dhe tregje që tregtarët mund të shesin. Kemi 2 tregje me mbi 100 vende shitje”, thotë Përfaqësuesi i shërbimit social në Bashkinë e Tiranës.

Ky aktivitet u organizua edhe në kuadër të ditës ndërkombëtare të komunitetit Rom.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?