Sociale

'Javë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celsius', Gjoni për Report Tv: Piku do të jetë të mërkurën

30 Qershor, 12:49| Përditesimi: 30 Qershor, 13:43

  • Share

Kjo javë pritet të jetë përvëluese, me temperatura maksimale që të mërkurën pritet të arrijnë në 39 gradë në zonat e Ulëta. Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.

"Temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe në 10 ditëshin e parë e muajit korrik. Jemi nën ndikimin e një vale të nxehtë që ka goditur jo vetëm Ballkanin por të gjithë Europën.

Të mërkurën në vendin tonë temperatura maksimale do të shkojë deri në 39 gradë Celcius në zonat e ulëta, ndërsa në ditët e tjera temperaturat do të variojnë nga 37-38 gradë", tha Gjoni.

Të martën temperaturat parashikohen:

Në zonat e bregdetare 22/34;

Në zonat e ulëta  21/37;

Në zonat malore 15/31.

Gjoni theksoi se gjatë këtyre ditëve nuk presim reshje shiu dhe mungesa e tyre , rrit rrezikun e përhapjes së zjarreve në pyje.

"Tirana, Berati, Gjirokastra, Fieri, Durrësi, Shkodra dhe Elbasani janë zonat më të rrezikuara për tu prekur nga zjarret", nënvizoi Gjoni.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kola: 30/06/2025 14:55

    MBILLJI PEME NE TIRANE,,,E KENI BERE TIEANEN VETEM. BETON.....ASNJE PARK ...ME SHATERVANE...EDHE LIQENIN QE KISHE QEJF TE SHKOJE E KENI RRETHUAR ME PALLATE DHE LIQENI ESHTE MBUSHUR ME FEKALE ,,SEPSE DERDHNI FEKALET E PALLATEVE NE LIQEN....ME MIRE PASKEMI QENE NE KOHEN E ENVERIT ..KISHTE GJELBERIM..RREGULL ..PASTERTI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?