Javë plot surpriza, por kujdes në… / Horoskopi javor 20-26 maj nga astrologu Jorgo Pulla

20 Maj, 14:45| Përditesimi: 20 Maj, 15:31

  • Share

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 20-26 maj për të gjitha shenjat e zodiakut duke bërë një renditje nga vendi i dymbëdhjetë në vendin e parë. Sipas Pullës do të jetë një javë dinamike dhe me shumë zhvillime, për shkak të renditjes së planeteve që duket se favorizojnë disa shenja dhe disa të tjera më pak. Planetet në këtë javë do të kenë surpriza për shumë shenja, veçanërisht në fushën e dashurisë, parave dhe patjetër karrierës. Por si renditen shenjat e zodiakut për këtë javë dhe kush janë më të favorizuarit sipas Jorgo Pullës?

Ujori, në vendin e 12-të

Ndikimi i Afërditës ju ndikon shumë ju të kësaj shenje dhe është në të mirën tuaj që të mbyllni përfundimisht disa çështje nga e kaluara sidomos ato çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, e cila duket se është drejt stabilizimit dhe vendosjes së eikulibrave. Rekomandohet që këtë javë të anashkaloni shpenzimet e tepërta, ndërsa në dashuri disa lidhje të shkëputura duket se tani rilidhen dhe arrini të stabilizoni jetën tuaj, sidomos me Dash dhe Ujor. Ditët më me fat janë e marta dhe e premjta.

Dashi, në vendin e 11-të

Në këtë javë kërkohet vëmendje në punë apo role drejtuese, sidomos në fillim jave. Mos u nxitoni të nxirni përfundime pa qenë të sigurt për një çështje, sepse kjo javë është javë ndryshimesh intensive, prandaj kërkohet vëmendje dhe jo nxitim. Në dashuri jeni me fat, të pa lidhurit mund të gjejnë personin e jetës, sidomos me Peshore dhe Bricjap. Ditët më të mira janë e hëna dhe e marta.

Gaforrja, në vendin e 10-të

Një javë që kërkon vëmendje në punë dhe disa oferta që mund të shfaqen pa plan. Rekomandohet që të verifikoni më pas të vendosni, me pak fjalë siguroni dhe më pas vazhdoni në të mirën tuaj, duke bërë një përmbledhje të situatave dhe të vendosni prioriete se çfarë doni që të arrini në këtë javë, sidomos në fushën ekonomike, ku duhet të keni kujdes shpenzimet. Te dashuria duket se është koha që të stabilizoni një herë e mirë lidhjen tuaj apo njohjet, sidomos me Virgjëreshë dhe me Ujor. Ditët më të mira janë e hëna, e enjtja dhe e shtuna.

Shigjetari, në vendin e 9-të

Është momenti që në këtë javë të ecni më shpejt drejt suksesit tuaj, pasi marrëdhëniet me persona të rëndësishëm nuk do ju mungojnë. Në këtë javë do bëni takime të frytshme në lidhje me punën, sidomos ditën e henë pasdite dhe të enjten paradite. Në dashuri lidhjet me Peshk dhe me Dem janë pozitive. Ditët e mira janë e enjtja dhe e shtuna.

Luani, në vendin e 8-të

Sa i takon çështjeve të punës për ju të shenjës së Luanit, pritet që këtë javë të merrni vendime të rëndësishme, madje kjo gjë është domosdoshmëri. Është javë e mirë dhe ju ndihmon të mbyllni çështjet e së shkuarës, nësë keni nisur bisedimet. Sa i takon dashurisë, jeni në anën më të mirë që keni qenë ndonjëherë, sepse realizoni një lidhje që kaq shumë e dëshironit dhe kthehet në lidhje serioze. Shenjat më favorite janë me Dem dhe Binjak. Ditët më të mira janë e mërkurë dhe e premte.

Bricjapi, në vendin e 7-të

Një ëndërr e lënë në sirtar bëhet realitet shumë shpejt dhe nuk përjashtohet mundësia për një surprizë në punën tuaj, ku pritet të ndodhi shumë shpejt, mbase një rritje rroge. Një bashkëpunim me një person të shenjës së Peshkut, mund të realizohet me shumë sukses. Sa i takon dashurisë, lidhjet me Gaforre dhe Peshore janë perfekte. Dita e mërkurë është për ju, pasi jeni në pritje të një dokumenti me rëndësi që ju vjen nga jashtë shtetit. Ditët më me fat janë dita e enjte dhe e shtunë.   

Akrepi, në vendin e 6-të

Jeni në kërkim për diçka tjetër në profilin tuaj të punës dhe tani është momenti dhe koha e duhur për t’a arritur këtë qëllim që i keni vënë vetes. Fati ju ndihmon shumë që të bëni ndryshimet e nevojshme në punën tuaj sepse kjo javë është një javë që ju jep hapësira për të stabilizuar ekonominë dhe madje prisni një kontratë të rëndësishme pune. Në dashuri duket se plotësohet dëshira juaj për një lidhje, sidomos me Virgjëreshë dhe Peshk. Ditët më pozitive janë e marta dhe e enjtja.

Peshorja, në vendin e 5-të

Është koha juaj dhe momenti i duhur, pasi jeni në momentin tuaj perfekt në vendime të rëndësishme biznesi, apo kontrata të rëndësishme të cilat realizohen këtë javë,  sidomos të hënën dhe të dielën. Në fushën e dashurisë duket se në këtë javë do të merren vendime, sidomos me Akrep dhe Peshk, ndërsa ditët më të mira janë e enjtja dhe e diela.

Demi, në vendin e 4-rt

Afërdita në shenjën e Demit formon një gjashtëkëndësh, ku ju që e keni përballë Demin, ju jep rrezatimin e nevojshëm në zgjidhjen e një problemi të vjetër prone. Gjithashtu në lidhje me disa çështje ekonomike do të jeni në gjendje të rrisni të ardhurat dhe jo t’i zvogëloni. Është javë e mirë për fushën sentimentale dhe duket se zemra po merr rrugën e duhur, sidomos me njohjet apo lidhjet me Dash, Ujor apo dhe me Peshore. Ditët më pozitive duket se janë e marta dhe e premtja.

Binjakët, në vendin e 3

Dielli është në shenjën e Binjakëve këtë javë. Edhe pse jeni lodhur shumë në këtë kohë, do të dini të dilni me sukses, si në punë, por dhe në takime e bisedime favorizuese që do të keni këtë javë. Është një periudhë shumë e mirë dhe e mbarë në çdo aspekt! Në dashuri është koha e marrjes së vendimeve dhe e çështjeve të lëna pezull, të cilat do të zgjidhen me sukses. Lidhjet që krijohen këtë javë kanë shumë gjatësi në kohë, sidomos me Gaforre dhe me Luan. Ditët më të mira janë e hëna dhe e mërkura.

Peshqit, në vendin e 2-të

Afërdita në shenjën tuaj formon një gjashtëkëndësh me Saturnin nga Peshqit, ku jep shanse dhe shpresa në fushën e biznesit dhe ekonomisë, dhe do jeni drejt stabilizimit këtë javë. Në fushën sentimentale nuk ka vend për t’u shqetësuar, sepse keni për t’ja dalë me sukses, sidomos lidhjet me Shigjetar dhe Ujor. Ditët më të mira janë e marta dhe enjtja.

Virgjëresha, në vendin e 1-rë

Keni shumë mundësi në çështjet ekonomike dhe ato financiare, pasi  është një javë me shumë surpriza për ju të kësaj shenje. Do avanconi përpara në fushën e ekonomisë dhe në anën e udhëtimeve të rëndësishme të biznesit. Është java më ideale në dashuri, pasi lidhjet me Dem dhe me Bricjap janë më të përshtatshmet, ndërsa njohjet dhe lidhjet serioze me Gaforre dhe Virgjëreshë janë perfekte. Ditët më të mira janë e hëna, e enjtja dhe e shtuna.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?