Armand Duka dhe Sylvinho

Javë vendimtare, mësohet e ardhmja e Sylvinhos

8 Korrik, 16:23| Përditesimi: 8 Korrik, 16:27

  • Share

Kombëtaren e futbollit dhe Sylvinhon nuk e lidh më asgjë, të paktën me letra, pasi ana emocionale do jetë gjithmonë mes tyre, me trajnerin brazilian që e drejtoi ekipin për një vit e gjysmë dhe e dërgoi në Euro 2024 në Gjermani.

Tanimë kontrata e 50-vjeçarit me FSHF-në ka skaduar dhe institucioni i futbollit duhet ta provojë sërish për të bindur trajnerin. Euro 2024 dhe puna e mirë me Shqipërinë kanë qenë një vitrinë më shumë se vezulluese për Sylvinhon, që ka disa oferta dhe Evropa dhe jo vetëm, për të drejtuar disa klube.

Kjo javë do jetë deçizive për FSHF-në dhe Sylvinhon, pasi siç u konfirmua edhe nga Armand Duka, trajneri ishte disa ditë me pushime dhe vetëm këto ditë do vendosen pikat mbi "i".

FSHF, për hir të së vërtetës i ka paraqitur kontratën e re trajnerit që në janarin e këtij viti, ndërsa duket se ofertat më të larta ekonomike nga klube të ndryshme kanë lëkundur ish-mbrojtësin e Arsenalit, Barçës apo edhe Brazilit.

Kjo javë nuk do jetë e nxehtë vetëm sa i takon motit, por edhe në zyrat e FSHF-së do ketë tension deri në një marrëveshje ose jo me trajnerin. Interesi nga tifozët është i madh, kjo pasi paraqitjet e mira të Kombëtares dhe loja e propozuar nga trajneri kanë bërë që për Sylvinhon simpatia në më pak se dy vite në vendin tonë të shtohet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hitman: 08/07/2024 19:49

    Une them te iki e te marre me vete edhe Duken

    Përgjigju
  • Silvinjo: 08/07/2024 17:41

    Marrim Shakohoxhen, te ike !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?