Arrestimi i Andrew Tate

Javën e ardhshme del para gjykatës, sekuestrohen vetura të tjera luksoze të influencuesit Andrew Tate dhe prona të regjistruara në emër të tij

7 Janar 2023, 15:17| Përditesimi: 7 Janar 2023, 15:20

  • Share

Autoritetet rumune kanë sekuestruar katër vetura të tjera luksoze si pjesë e hetimit ndaj influencuesit kontrovers dhe mizogjen, Andrew Tate, përpara një paraqitjeje në gjykatë javën e ardhshme.

Tate, i cili është ndaluar nga një numër platformash të mediave sociale për komente mizogjene dhe gjuhë urrejtjeje, u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan javën e kaluar si pjesë e një hetimi për trafikim njerëzor dhe përdhunim, raportoi TheGuardian.

Ditën e djeshme një prej zyrtarëve tha se prokurorët që hetonin dy vëllezërit, kishin sekuestruar edhe 4 vetura të tjera përveç 11 të parave që u morën gjatë bastisjes. Të paktën shtatë prej tyre janë të regjistruara tej vëllezërit Tate.

Më shumë se 10 prona në pronësi të kompanive të regjistruara në emrin e tyre janë sekuestruar gjithashtu, të cilat do të përdoren për të paguar hetimin dhe për të paguar dëmet për viktimat nëse dënohen ata, ka thënë Ramona Bolla, zëdhënëse e Drejtorisë së Rumanisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit.

Vëllezërit Tate kanë qenë nën hetim penal në Rumani që nga prilli i vitit të kaluar dhe u arrestuan në Bukuresht më 29 dhjetor me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe formimit të një grupi krimi të organizuar.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?