Burime nga Presidenca thonë se kreu i shtetit Ilir Meta pritet të ftojë për takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë javën e ardhshme për t'i informuar për "situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit", siç shprehen burimet. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një organizatë e pavarur, jo fitim prurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë "Berisha".
Lajmi kryesor:
Kushtetuesja/ Meta letër Bashës, Kryemadhit e aleatëve: Takohemi para të mërkurës...kam video 'përvëluese'
G.M./ReportTv.al