Kronikë

Javën e ardhshme nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, Rama: Ja si do të transformohet

22 Gusht 2019, 11:20| Përditesimi: 22 Gusht 2019, 11:27

  • Share

Javën e ardhshme do të nisi rindërtimi i rrugës së Thethit. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama me anë të një video të publikuar në rrjet ku shkruan se do të jetë një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës.

I gjithë aksi Qafë Thorë-Theh do të jetë 16 km ndërkohë që do të ketë lidhje me Bogën, Qafë Thorën dhe Shkodrën.  Kjo rrugë do të sjellë lehtësim të madh edhe në dimër. Gjerësia e asfaltit do të jetë 4-4.75 metra. Në këtë rrugë do të ketë 3 tunele 20-30 metra për mbrojtje nga orteqet, si dhe mure pritëse prej guri.  Po ashtu rruga do të jetë e pajisur me 5 prita malore dhe 8+9 tombino. Si pjesë e projektit do të rehabilitohet edhe qendra e Thethit.

“JAVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës #ShqipëriaqëDuam”- shkruan Rama taksa poston dhe një video nga projekti.

VIDEO e publikuar nga kryeministri Rama

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qaniu: 23/08/2019 00:45

    Te behet rruga pa prekur bimesine dhe pemet,,,,gjeresia 4.5m me duket e ngushte per shkembim makine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?