Foto nga seanca e javës së kaluar

Politikë

Sot seancë plenare, Kuvendi pritet t’i hapë rrugë punës së 11 komisioneve parlamentare

29 Shtator, 08:33| Përditesimi: 29 Shtator, 09:44

  • Share

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 13:00 në një tjetër seancë plenare. Në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare, që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve.

“Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.

2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator. 

Në seancën e 24 shtatorit, opozita dhe maxhoranca miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Kështu i dhanë fund ngërçit të krijuar nga opozita, e cila kundërshtonte ndarjen e re 7 (maxhoranca) me 4 (opozita) të komisioneve.

Pasi nuk penguan kryeministrin Edi Rama të prezantojë programin qeverisës në seancën e 18 shtatorit, PD ka kërkuar mocion me debat për prioritetet e qeverisë 'Rama 4'.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?