Javën e ardhshme Shqipëria do të firmosë një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor.
Marrëveshja do të firmoset javën e ardhshme në Abu Dabi. Lajmi u zbulua nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku në konferencën me median për uljen e çmimit të energjisë.
Edi Rama: Marrëveshje trilaterale që do të vendosë themelet e Shqipërisë aktor në politikën energjetike europiane në dekadën e ardhshme por për dekadën e ardhshme do jua lëmë juve që administroni, e ta bëni bukur sic bëni punën tuaj'
Belinda Balluku: “Nga data 15 do të kemi një marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor. Atëherë mund të themi që Shqipëria do të jetë kontributore në linjat e transmetimit europiane”
Lajmi kryesor:
Ulet 1 lek çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë për vitin 2025! Rama: E para pas 35 viteve! E mirëmenduar e konsultuar dhe me ekspertë ndërkombëtarë
S.G/r.k./ReportTv.al