Projekti për Teatrin e ri

Veliaj: Javës tjetër do të hapet gara për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar! Projekti danez fiton konkursin për godinën pranë TOKB

1 Tetor 2022, 19:50| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 21:51

  • Share

TIRANË- Javës tjetër do të hapet gara për ndërtimin e Teatrit të Ri kombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, teksa ishte në aktivitetin ku u shpall fituesi i projektit “Tirana Multifunctional Center”.

“Ne javën tjetër do të hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar, projekt nga Bjarke Ingles Group”, tha Veliaj.

Projekti është bërë nga arkitekti danez Bjarke Ingels! Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka bërë me dije se Teatri i ri do të jetë disa herë më i madh se i vjetri dhe do të ofrojë kushte sipas të gjithë standardeve. Ai do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla 'Black Box' prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër. Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun. Po kështu, Teatri i ri Kombetar, përveç ambienteve të tjera ndihmëse, do të ketë edhe një parkim nëntokësor. 

Ndër të tjera, projekti danez i studios CEBRA është shpallur fitues për një ndërtesë shumëkatësdhe që do të ndërtohet në Tiranë. Bëhet fjalë për një godinë si katedrale që do të ngrihet mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit të 2020, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita. Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për ndërtimin e godinës së re. Nga ana tjetër, Presidenca e çoi në Gjykatën Kushtetuese, ku bëri një shtim objekt padie kërkuar pezullimin e zbatimit të çdo akti e veprimi që buroi prej ligjit të Teatrit dhe VKM-së, por 'Kushtetuesja' nuk e pranoi këtë kërkesë të Presidencës.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drit e rene: 01/10/2022 21:06

    Llamb ethyer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?