Javier Mascherano dhe Lionel Messi

Sport

Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami

27 Nëntor 2024, 13:53| Përditesimi: 27 Nëntor 2024, 13:58

  • Share

Inter Miami njoftoi se ka emëruar legjendën e Argjentinës dhe FC Barcelonës, Javier Mascherano si trajner kryesor, duke e nënshkruar me të një kontratë deri në sezonin 2027 në MLS.

Mascherano do të pasojë në stol një emër të njohur si Tata Martino, që u largua pak ditë më parë. 40-vjeçari do të gjejë ish-shokët e skuadrës te Barcelona, si Leo Messi, Jordi Alba, Sergi Busquets dhe Luis Suarez, të cilët tashmë janë pjesë e Inter Miami.

Argjentinasi bashkohet pas një periudhe si trajner i Kombëtares U-20 dhe Olimpike të Argjentinës dhe do të marrë përgjegjësitë e trajnerit në Inter Miami pas marrjes së dokumentacionit të punës. Mascherano filloi trajningun kur u emërua trajner i Kombëtares U-20 të Argjentinës në dhjetor 2021, pas një karriere të shkëlqyer si lojtar.

Me të rinjtë e Argjentinës, ai ishte trajner në disa turne të mëdhenj ndërkombëtarë, duke përfshirë Lojërat Olimpike 2024. Gjatë karrierës, ish-mbrojtësi dhe mesfushori luajti për klube si Liverpool dhe Barcelona, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

Mes emrave që Inter Miami kishte në listë për postin e trajnerit ishin edhe ata të Sylvinhos dhe Xavit.

Prezantimi i trajnerit

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?