Kultura

Jazz dhe muzikë klasikë në Luginën e Vermoshit 

26 Gusht 2021, 21:23| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 21:30

  • Share

Për dy netë me radhë, tingujt e muzikës xhaz dhe klasike gjallëruan pikën turistike të Vermoshit. Muzikantë të rinj nga Ballkani dhe Evropa, si dhe studentë të shkollës verore “Rrok Akademi”, performuan për të gjithë banorët dhe turistët që kishin shkuar në zonë për të shijuar natyrën e mrekullueshme që veriu të fal.

Nata e parë e “Albanian Sounds” u hap nga lahutari Pretash Nilaj, pjesë e mikpritjes së zonës me koncertin e klasës xhaz, të drejtuar nga Markelian Kapidani dhe të ftuar special, Sokol Prekalori në violinë dhe Bardh Jakova në fizarmonikë.

“Kemi bërë një koncert fantastik në kushte të pazakonta. Muzika gjithsesi pritet mirë. Dhe publiku reagoi pozitivisht. Koncerti dha pozitivitetin që muzika jep në raste të tilla. Pa dyshim që duhet të ketë aktivitete, ma shumë koncerte. Kjo ka të bëje edhe me entin turistik në mënyrë që të promovoje dukuritë natyrore që kemi”, tha Markeljan Kapedani, drejtues i rok akademi i klasës Jazz.

Koncerti i natës së dytë i drejtuar nga Paçalin Zef Pavaci solli në skenë klasën e Rrok Academy Klasik dhe e ftuar e kësaj nate ishte sopranoja Klodiana Brahimi.

“Për mua është kënaqësi që kemi arrit të bëjmë në Vermosh një aktivitet të tillë. Unë jam jashtëzakonisht I kënaqur dhe falënderoj bashkinë e Malsisë së Madhe pasi me sjell muzikën në Vermosh nuk është e lehtë. Me punuar me student që janë prej shumë vendeve nuk është e lehtë. Nuk është e thjeshtë. Megjithatë është kënaqësi e madhe me punuar me të rinjtë. Jam shumë i kënaqur për sa i përket publikut”, tha drejtori artistik i Rok Akademi Clasik, Paçalin Zef Pavaci.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?