Bota

JD Vance: Një takim mes Zelenskyt dhe Putinit, para takimit të presidentit rus me Trumpin, nuk do të ishte produktiv

10 Gusht, 20:28| Përditesimi: 10 Gusht, 20:32

  • Share

1754850748_MGJ45NHU7BIZZIAYDMHLSXQC2I.avif

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi se një marrëveshje e mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës “në fund nuk do të kënaqë as njërën, as tjetrën palë”. Në një intervistë për Fox Neës, ai u shpreh skeptik për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky para samitit të planifikuar midis Donald Trump dhe Putin, që pritet të mbahet në Alaskë më 15 gusht.

“Sipas meje, një takim i tillë nuk do të ishte shumë produktiv,” tha Vance, duke theksuar se SHBA “natyrisht, e dënon pushtimin” dhe “nuk i pëlqen që gjërat kanë shkuar kështu”, por “duhet bërë paqe”.

Ai konfirmoi gjithashtu se Uashingtoni po punon për të realizuar një takim mes dy liderëve të vendeve në luftë.

 


Lajmi kryesor:

Samiti Trump-Putin/ Evropa deklaratë të përbashkët: Së pari nevojitet një armëpushim, rruga drejt paqes s'vendoset pa Ukrainën! Moska: Fletëpalosje naziste


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?