Ledri Vula dhe Sara Hoxha

'Je e njohur nga Ledri Vula! A je toksike?' Sara Hoxha nuk ngurron t'i përgjigjet ndjekësve: Rastis në ndonjë koncert të tij, por nuk i shkoj nga mbrapa

28 Qershor 2022, 08:53| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 08:57

  • Share

Prej disa vitesh, Ledri Vula po shijon historinë e dashurisë me Sara Hoxhën, me të cilën gëzojnë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, Sara Hoxhës i drejtuan disa pyetje për marrëdhënien me Ledrin por zgjodhi që cdo gjë ta kalojë me sportivitet pa u shqetësuar edhe për ironinë që përdornin.

E pyetur nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit, Sara tha: “Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”

Një tjetër ndjekës shkruan:

“Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”

Dhe Sara nuk ka ngurruar t’i përgjigjet duke i dhënë edhe një sqarim.

“Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje.”– shkruan Sara në Instastory.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?