Kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister është pyetur nëse veto bullgare është e vetmja pengesë për Shqipërinë duke thënë se vijojnë thirrjet që të nisin menjëherë negociatat.
“Citoj nga rezoluta jonë e Parlamentit për këtë cështje se ka rëndësi. "PE ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Theksojmë solidaritetin e plotë me qytetaret e dy vende e konsiderojmë këtë dështim që është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit e dëmton dhe reputacionin e BE si një aktor i besueshëm gjeopolitik". PE vazhdon që të bëjë thirrje që të ketë fillim të menjëherëshëm të negociatave për anëtarësim. I kemi kërkuar Këshillit që të ruajë besueshmërinë duke çelur negociatat me 2 vendet pasi i kanë përmbushur kushtet dhe i bëjmë thirrje këtyre vendeve që të vijojnë të japin rezultate. Le të shohim se cfarë do të ndodhë gjatë javëve në vijim dhe jemi të fokusuar që të përfundohet plani A”, tha McAllister.
Sa i përket shqetësimit për deklaratat e Ramës në Bruksel që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut nëse nuk ka përgjigje pozitive në qershor, McAllister tha se gjithmonë politikanët kanë plane të tjera, por mbetet për tu parë cfarë do të ndodhë muajin në vijim.
“Për momentin jemi të angazhuar për përmbushjen e planit A, por politikanët kanë edhe plan B e C. Për momentin ne po pëqendrohemi që të përmbushemi tek plani A, le të shohim se cfarë do të ndodhë deri në fund të qershorit”, tha McAllister.
Lajmi kryesor:
Integrimi në BE, David McAllister në Tiranë: Shqipëria plotëson kushtet për negociatat! Nuk mund të ecet para pa një opozitë konstruktive
//ReportTv.al