ARABIA SAUDITE - Kampionët e Ligës Saudite, Al-Ittihad kanë shkarkuar ish-trajnerin e Tottenham, Nuno Espirito Santos, pas një serie rezultatesh të dobëta. Ata kanë fituar gjashtë nga 12 ndeshjet e ligës këtë sezon dhe pësuan një humbje 2-0 nga Air Force Club of Iraku në Ligën e Kampionëve të Azisë të hënën.
Nuno, 49 vjeç, mori drejtimin e Al-Ittihad në korrik 2022 pasi u shkarkua nga Tottenham tetë muaj më parë. Ndihmës trajneri Hassan Khalifa do të marrë drejtimin e përkohshëm të ekipit. Sipas ekspertit spanjoll të futbollit, Guillem Balague, ish-trajneri i Wolves Julen Lopetegui është kontaktuar për këtë rol, por spanjolli është i prirur të presë për një mundësi në Premier League.
Gazeta saudite Al-Riyadiyya zbulon këtë të mërkurë përmbajtjen e diskutimit që u zhvillua në pjesën e parë, kur skuadra po humbte 0-1 me irakenët. Nuno Espirito Santo kritikoi sulmuesin francez: “Ti je një lojtar i madh, por dukesh pak dembel kur bëhet fjalë për të bërë presion ndaj kundërshtarit”.
Përgjigjja e francezit ishte: “Mos fol vetëm me mua, fol me gjithë grupin”, gjë që rriti pakënaqësinë e portugezit: “Ti je kapiteni, modeli për lojtarët e tjerë dhe lojtari më i rëndësishëm, duhet të marrësh iniciativën dhe të jesh shembull për të gjithë.”
E debati me francezin duket se ka "krisur" edhe narrëdhëniet e tij me lojtarët e tjerë dhe klubin, që kanë vendosur për shkarkimin.