Trajneri i Liverpool-it Jurgen Kloop

Sport

‘Je shumë i keq nëse i shënon 3 gola Alisson’, Kloop për turpin ndaj Napolit: Rivalët tanë s’ndalen së qeshuri

8 Shtator 2022, 11:21| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 11:24

  • Share

Trajneri i Liverpool Jurgen Kloop është shfaqur i dëshpëruar në fund të ndeshjes me Napolin në Champions League ku anglezët humbën 4-1. Gjermani e ka pranuar disfatën dhe i ka dhënë meritat skuadrës italiane, ndërsa ka shtuar se ‘duhet të jesh shumë i keq për ti realizuar portierit Alisson 3 gola në një pjesë loje.

“Ishte shumë e rëndë për ta pranuar. Jo edhe aq e vështirë për ta shpjeguar kur e sheh ndeshjen. Pikë së pari, Napoli luajti një ndeshje shumë të mirë dhe nuk e bëmë një gjë të tillë. Ky është shpjegimi i parë për humbjen.

Të dy penalltitë që morëm kundër ishin pak mungesë fati, por vetëm njëra përfundoi në portë. Pastaj pak a shumë dy golat e tjerë ia servirëm ne në një tabaka. Kjo nuk është e mirë. Kishim rastet tona, por nuk ishim thuajse asnjëherë në ndeshje, nuk ishim kompakt, as në mbrojtje e as në sulm. Derisa Tiago hyri në fushë, nuk më kujtohet një situatë ku në bëmë presing. Nuk ishim të lidhur, çdo gjë ishte e parashikueshme. Çështja është tani se pse ndodhi kjo. Unë nuk mund ta jap përgjigjen tani, por më jepni pak kohë që ta mendoj, është e vështirë ta pranosh, por qartësisht që duhet ta pranojmë. Duket sikur do të na duhet të rikrijohemi nga e para.

Me Alison në portë, duhet të jesh shumë i keq që të pësosh tre gola në një pjesë loje. Pas tre ditësh ne luajmë kundër Ullvërhempton dhe me shumë mundësi, nëse ata kanë parë ndeshjen sot, nuk mund të ndalin të qeshurën. Ata do të thonë që ky është momenti perfekt. Edhe unë do të thosha që është momenti perfekt. Por do të duhet të gjejmë një rreshtim që të jemi më mirë pak a shumë në gjithçka.

Nuk ka të bëjë me faktin që duhet të tregojmë me gisht njëri-tjetrin. Në futboll, zgjidhja e çdo problemi është gjithmonë futbolli, por ne nuk luajtëm mirë mjaftueshëm, kjo është e qartë. Është e vështirë por kemi ende një punë për të bërë. Është përgjegjësia ime dhe është detyra ime ta gjej. Do të duhet ta nisim nga e para dhe të ecim,”- tha Klop para kamerave.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?