Jean-Marie Le Pen

Bota

Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen

7 Janar, 14:21| Përditesimi: 7 Janar, 15:09

  • Share

Ka vdekur në Francë në moshën 96-vjeçare Jean-Marie Le Pen, politikani francez, ish-udhëheqësi dhe bashkëthemeluesi i partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar. Lajmin për ndarje e tij nga jeta e ka dhënë familja e tij dhe mediat në Francë.

Le Pen një mbrojtës i fortë i parimeve të nacionalizmit në Francë ishte një pikë referimi për të djathtën ekstreme franceze gjatë 50 viteve të fundit.

Ai tronditi establishmentin politik francez kur papritur arriti në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kundër Jacques Chirac në 2002, me përzierjen e tij të ashpër të populizmit dhe karizmës.

Ai u pasua si shef i partisë nga vajza e tij, Ma-rine Le Pen, e cila që atëherë ka kandiduar për presidencën tre herë dhe e ktheu partinë, në një nga forcat kryesore politike të vendit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?