Makina e blinduar i ka shpëtuar jetën Dashamir Gjokës gjatë një atentati me armë në 2017. Dashamir Gjokës i është bërë një atentat me armë nga dy vëllezër gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij të blinduar në Komunën Xhafzotaj. Një makinë tip 'Benz', ku udhëtonin dy vëllezërit, iu afrua makinës po 'Benz' të blinduar, ku udhëtonte Gjoka së bashku me vajzat, dhe hapi zjarrë me armë. Ndaj Gjokës u qëllua 25 herë dhe 15 plumba prekën makinën. Fakti që ajo ishte e blinduar i shpëtoi jetën Dashamir Gjokës, i cili e theksoi këtë edhe në dëshminë e tij në polici
“Isha duke udhëtuar drejt Shijakut, kur kam dëgjuar plumbat që vinin nga një makinë paralel me mua. Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur më plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh që shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar”, - është shprehur Dashamir Gjoka në Polici.
Pas makinës së blinduar 'Benz' që i shpëtoi jetën nga atentati, Dashamir Gjoka mori një 'Jeep' të blinduar, që iu sekuestruar mbrëmjen e të premtes nga oficerët e OFL-së.
Lajmi kryesor:
OFL sekuestron fuoristradën e blinduar të biznesmenit Dashamir Gjoka
G.M./ReportTv.al