Elon Musk dhe Jeff Bezos

Jeff Bezos 'bie nga froni', Elon Musk njeriu më i pasur në botë

7 Janar 2021, 18:26| Përditesimi: 7 Janar 2021, 18:27

  • Share

Elon Musk është bërë njeriu më i pasur në botë, duke kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri.

Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totalë në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.

Indeksi i më të pasurve të botës i Bloomberg e konfirmoi ndryshimin në renditje. Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh.

Sipas përllogaritjeve të Forbes, Musk dhe Bezos janë 18 miliardë dollarë larg njëri-tjetri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?