Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos

VIP & Spektakël

Dasma Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez/ Miliarderi merr me qira hotelin luksoz në Venecia, klientët largohen të pakënaqur

26 Qershor, 08:33| Përditesimi: 26 Qershor, 08:44

  • Share

Jeff Bezos dhe e fejuara e tij, Lauren Sánchez, po qëndrojnë aktualisht në një nga hotelet më luksoze të Venecias, Aman Venice. Sipas burimeve për “Page Six”, çifti miliarder ka marrë me qira të gjithë pronën për veten dhe të ftuarit e tyre.

I njëjti burim tha se përpara mbërritjes së çiftit, “rreth 10 deri në 12 agjentë sigurie” kryen një kontroll të imtësishëm në ambientet e hotelit, përfshirë dollapët dhe oborret e brendshme.

Ata po kontrollonin çdo cep, dollapët, ambientet e jashtme, gjithçka, tha burimi, duke shtuar se atmosfera në hollin e hotelit ishte “kaotike”, me stafin që i pyeste të pranishmit nëse ishin mysafirë të rregullt.

Ndërkohë, klientët që kishin bërë rezervime të hershme për natën e së mërkurës janë detyruar të largohen, pasi Bezos kishte rezervuar të gjithë hotelin muaj më parë.

Sipas burimit, këta mysafirë janë transferuar në hotele të tjera luksoze, si St. Regis, dhe hoteli Aman po mbulon të gjitha shpenzimet - përfshirë një natë falas dhe përmirësime në dhomat ku do të strehohen.

Megjithatë, jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë gjë. Disa prej tyre janë ankuar për kohën e pamjaftueshme dhe përpjekjet që u është dashur të bëjnë për të paketuar dhe lëvizur bagazhet.

Stafi i hotelit është angazhuar maksimalisht për përgatitjet e festimeve, ndërkohë, masat e sigurisë janë shtuar jo vetëm në Aman, por edhe në hotele të tjera përreth, ku pritet të qëndrojnë të ftuarit VIP të dasmës së shumëpërfolur.

Të mërkurën pasdite, shtatë oficerë të policisë italiane janë parë në hollin e hotelit St. Regis Venice, një tjetër destinacion i luksit, që raportohet të strehojë një pjesë të listës së të ftuarve. Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez pritet të jetë një ndër eventet më luksoze të sezonit, teksa privatësia pritet të jetë e nivelit më të lartë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?